Kiara dhe Efi kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën gjatë mbrëmjes së sotme në prime. Kiara i tha Efit se prej saj ajo është afruar me Luizin. Efi shtoi se para se të futeshin në shtëpi e ka pyetur Kiarën nëse ishte në rregull me të. “Po i kam parë të gjitha dhe jemi shumë në rregull”, tha Efi se i ishte përgjigjur Kiara, mirëpo moderatorja e mohoi duke zhgënjyer Efin.
Kiara: Prej meje je afruar me Luizin
Efi: Seriozisht e ke këtë?
Kiara: Zemra ime kemi qenë në krevat duke bërë muhabet, Luizi vinte në krevat se kishte interesin e tij ndaj meje dhe ti u afrove me Luizin.
Efi: Me Luizin kam qenë para kësaj situate
Kiara: Ti ke qenë kundër Luizit më para Efi: Nuk u bëra pro prej teje. Ti jashtë më the jemi në rregull, ndërsa këtu rri ftohtë
Kiara: Nuk e kam thënë
Efi: Ti përballë meje po më gënjen sy me sy, është shumë e shëmtuar kjo që po bën
Kiara: Mua më duket e ulët që ti po e hedh poshtë faktin që je afruar me Luizin prej meje. Ndërkohë që unë flisja për ty brenda thoja do pimë kafe jashtë, ti dilje e flisje për mua.
Efi: Ti më the e kam parë të plotë videon dhe e kam kuptuar, është shumë e shëmtuar që po e mohon. Kiara: Nuk e kam thënë Efi: Nëse ka një njeri që i zë vendin Oltës…ja ku e keni! Je një zhgënjim kokë e këmbë. Je fallco!