Kandidati i non-gratës Berisha dhe socialistit Meta për Tiranën, paska shprehur sigurinë që unë si kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën nuk kam impakt elektoral.
Këtë e thotë një njeri që betejën elektorale e bën nën hijen e Berishës.
Në fakt unë nuk e kam betejën thjesht me çiftin e çirakëve Lali- Belo, por me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, me ustallarët e tyre. Si i tillë unë nuk jam kandidat i votave që janë në rresht pas “non gratave” por jam kandidat i opozitarëve që janë njerëz të lirë.
Unë kam hyre në këtë betejë për të përfaqësuar njerëzit të cilët nuk e honepsin dot me trekëndëshin e pushtetit që për 30 vite ia kane marre frymën Shqipërisë dhe Tiranës. Kam hyrë në këtë garë për të përfaqësuar demokratët e ndershëm dhe euroatlantikë që e duan partinë e tyre me sytë nga perëndimi.
Unë kam hyrë në këtë garë për të përfaqësuar ata që kanë kontribuar për Partinë Demokratike dhe jo ata që vetëm kanë përfituar prej saj. Kam hyrë në këtë garë për kauza të vërteta dhe të ndershme, sepse besoj te to. Kam hyrë në garë i bindur se impaktin në elektorat nuk e krijon thjesht njeriu, por idetë dhe kauzat që ai mbron. Ndërsa ti i dashur Belo, ke hyre në këtë garë bash si përfaqësues i sistemit 30 vjeçar të politikës shqiptare.
Njerëzit e lirë janë ata që mendojnë kur votojnë, kurse njerëzit që janë në rresht nuk mendojnë, ata vetëm votojnë. Si të tillë, impakt elektral kanë vetëm njerëzit e lirë se ata ndryshojnë shoqërinë me kauzat dhe idealet e tyre.
Votat për Belon, janë vota për të mos ndryshuar asgjë në Tiranë dhe Shqipëri, ndërsa për mua, votojnë ata që këtu, në këtë vend, duan të ndryshojë realitetin ulëritës duke e çliruar Tiranën dhe Shqipërinë nga kthetrat e grabitqarëve të treshes Rama-Berisha-Meta dhe klanit të tyre. Dhe Shqipërisë i bën nder më shumë një votues i lirë që voton ndryshimin, se sa një votues në rresht që voton Belindin.