Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e sotmë ne Laprakë ku 40-vjeçari Elton Mergjyshi, ka plagosur me thikë shtetasin Masimo Sorvilo dhe vjehrrin e këtij të fundit Viktor Rrapollarin.
Arsyeja e kësaj ngjarje është bërë pasi shtetasi italian, i cili ka një fabrikë ka hequr nga puna Mergjyshin. Në formë hakmarrje ai ka plagour ish pronarin e tij dhe vjehrrin të cilët ishin ulur në një lokal në Laprakë.
Burime bejne me dije se e plagosur ka mbetur edhe Roxhersa Rrapollari.
Mësohet së 64-vjeçari Rrapollari është në gjendje kritike për jetën. Sa i takon shtetasit italian nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Sakaq autori vijon të jetë në arrati.