Babëzia e pushtetit të pafundëm – REDAKSIONALE

Ditën e djeshme qe një ditë e zakonshme për demokracinë, Milo Gjukanoviç që prej 32 vitesh ka qenë tutori dhe politikani kyç i Malit të Zi u mund në zgjedhje. Ngjarje të tilla kanë efekt në rajonin e Ballkanit pasi nuk janë mësuar qytetarët se një politikan mund të humbasë zgjedhjet sidomos pas 3 dekadave në pushtet të vazhdueshëm. Sëmundja e pushtetit të përjetshëm është njësoj si sëmundja e glutonisë apo babëzisë së vazhdueshme.

Ajo ka gërryer pafundësisht shoqërinë dhe vlerat e saj duke krijuar vende të pasigurta dhe aspak demokratike. Si Gjukanoviç në rajonin e Ballkanit ka shumë të tjerë që nuk duan të largohen nga pushteti prej babëzisë për pushtet. Sali Berisha dhe Ilir Metaj janë duke shkatërruar me vetëdije çdo alternativë politike në vend për të pasur vetëm ato monopolin e një pushteti ashtu siç e duan ata. Ndërkohë që Edi Rama po çimenton dyshen e shëmtuar Metaj-Berisha për të çimentuar ndoshta për një kohë të gjatë jetën e tij në pushtet.

Kjo ka zhvlerësuar plotësisht bindjen e shoqërive në ballkan se demokracia është një mjet për të qarkulluar elitat politike dhe për të shndërruar politikën në shërbimin e tyre. Kriza e madhe shoqërore dhe ekzistenciale që reflektohet në emigrimin në masë (sidomos nga Shqipëria) vjen si pasojë e babëzisë dhe glutonisë vdekjeprurëse (për një shoqëri) që kanë disa individë me pushtetin.

Prandaj dita e djeshme ishte një farë lehtësimi në ajrin e rënduar politik të autoritarëve dhe politikanëve që mendojnë se duhet të jetojnë përjetësisht sepse janë esenca e pluralizmit. Krimet e tyre mbase nuk janë aq të dukshme sa ndonjë shpërthim i pagëzuar “aksident teknologjik”. Por, shoqëria jonë është masakruar dhe poshtëruar nga njerëz si Berisha-Meta-Rama që kanë çimentuar sundimin e tyre oligarkik për interesa që nuk janë aspak shqiptare.

Rreziku kombëtar i tyre nuk vjen ngaqë kanë shitur apo blerë detin, Kosovën dhe naftën tek Millosheviç. Jo! Rreziku i tyre kombëtar është produkt i një krimi të vazhrueshëm prej tre dekadash kua to kanë vrarë çdo miligram shprese dhe besimi dhe incentive për të ndërtuar një vend për shqiptarët dhe jo një trampolinë për emigrim.

Koha është që njerëzit në Shqipëri të ribesojnë tek demokracia. Opozita, dmth Partia Demokratike që nuk është as Sali Berisha dhe aq më pak Ilir Metaj, janë alternativa së paku për të dalë nga tuneli vrastar i këtyre 3 dekadave tranzicion. Gjukanoviçët tanë janë më të fortë, më të kalukluar dhe më të lidhur me njëri tjetrin. Por, kjo nuk duhet të na demoralizojë.

Latest articles

Related articles