Një 26-vjeçare është arrestuar nga autoritete ruse si pjesë e vrasjes së një blogeri pro-Kremlinit, Vladlen Tatarsky në një shpërthim me bombë në një kafene në Shën Petersburg.
Në pranga përfundoi Darya Trepova, 26 vjeç, e cila i ka dhënë një dhuratë bolgerit para se të ndodhte shpërthimi.
Sipas hetuesve rusë mendohet se në pako të ishte fshehur bomba e vendosur. 26-vjeçrja Trepova ishte ndaluar nga policia edhe para një viti, e cila kishte protestuar kundër luftës në Ukrainë.
Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe 30 persona të tjerë.
Autoritetet ruse thanë se sulmi po trajtohej si një “vrasje e profilit të lartë” dhe se ishte planifikuar me kujdes nga disa persona.
Komiteti rus kundër terrorizmit pretendoi se ky sulm ishte organizuar nga “shërbimet speciale ukrainase me njerëz që bashkëpunonin me liderin e opozitës Alexei Navalny”.
Zyrtarët rusë kanë lënë të kuptohet tashmë se Ukraina është fajtore për shpërthimin, por këshilltari i Zelenskit, Mykhailo Podolyak fajësoi për shpërthimin “luftën e brendshme politike” ruse, duke postuar në Twitter se “Merimangat po hanë njëra-tjetrën në një kavanoz”.