Ambasada e SHBA: Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë

Ambasada amerikane në Tiranë, në një postim në Facebook, shkruan se duhet bërë më shumë në lidhje me ezaurimin e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë.

Ambasada thotë se “SHBA do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Lartë Gjyqësor teksa ai plotëson vendet vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe do të mbështesë përpjekjet e mëdha për të pakësuar çështjet e prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë”.

Mesazhi i plotë:

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte një gjyqtar nga 19 vende. Sot ka 16 anëtarë dhe vetëm tre vende të paplotësuara.

Në korrik të 2020, Gjykata e Lartë kishte rreth 35,000 çështje të prapambetura. Që nga prilli i vitit 2021, projekti për uljen e çështjeve i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura – dhe Gjykata e Lartë iu ka dhënë zgjidhje 5,200 prej tyre.

Më shumë duhet bërë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Lartë Gjyqësor teksa ai plotëson vendet vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe do të mbështesë përpjekjet e mëdha për të pakësuar çështjet e prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë.

Latest articles

Related articles