Rrëzohet nga froni Obama, ja kush është personi më i ndjekur tani në Twitter

Shefi i Twitter, Elon Musk tani ka llogarinë me më shumë ndjekës në platformën e njohur të rrjeteve sociale, duke rrëzuar nga froni ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama-n.

Llogaria e Musk, aktualisht ndiqet nga 133.3 milionë përdorues të Twitter, krahasuar me 133 milionë për ish-presidentin e Shtëpisë së Bardhë.

Që nga shprehja e interesit për blerjen e Twitter, Elon Musk fitoi më shumë se 50 milionë ndjekës të rinj. Në shkurt, faqja e internetit Platformer raportoi se Musk u kishte bërë presion zhvilluesve të Twitter për të promovuar përhapjen e mesazheve të tij në platformë.

Elon Musk dhe Barack Obama ndiqen nga pas nga Justin Bieber (113 milionë ndjekës), Katy Perry dhe Rihanna me rreth 108 milionë ndjekës secila.

Latest articles

Related articles