PD, Roland Bejko: Do ngremë monumentin dhe muzeun e viktimave të komunizmit në Tiranë!

Nevoja për ngritjen e monumentit në Tiranë për viktimat e komunizmit është urgjente dhe detyrë patriotike e të gjithëve, aq më tepër e të djathtëve. Ky do të jetë një nga prioritetet e mia në nder të mijra njerëzve që kanë humbur jetën dhe kanë vuajtuar nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës.
Këtë premtim e ndjej për detyrë që ta bëj sot më 2 prill.
Më 2 prill 1991 u vranë Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Beshanaku dhe Nazmi Kryeziu.
Këto vrasje ishin përpëlitjet e fundit të regjimit komunist për të mbytur frymën e lirisë dhe demokracisë.
Ata njerëz, si dhe shumë të tjerë, kanë dhënë jetën për të rrëzuar regjimin me të ashpër të komunizmit.
Sot, edhe pas 32 vitesh demokraci sakrifica e tyre nuk gjen nderim në asnjë monument, në asnjë muze të mirëfilltë.
Ky është një turp për politikën shqiptare dhe që nuk mund të vashdojë më.
Legjislacioni ekziston*. Ai thjesht nuk është zbatuar.
Tirana dhe gjithë Shqipëria ka per detyrë të nderojë sakrificën e tyre. Dhe unë personalisht, do të angazhohem për të ngritur një të tillë në bashkëpunim me shoqatat e të perndjekurve, me shoqerinë civile dhe komunitetin e profesionistëve të botës së artit. Unë e ndjej si detyrë, Partia Demokratike e ka për detyrë, e gjithë shoqeria e ka per detyrë ndërmarrjen e një nisme të tillë në shërbim të memories historike të popullit shqiptar.
Shënim*
“Ligj nr.10241, datë 25.2.2010 “Për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”.
Neni 4
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të krijojë Muzeun Kombëtar të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 5
Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për ngritjen e Obeliskut të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Tiranë, si dhe të monumenteve përkujtimore në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Latest articles

Related articles