“Nuk më çuditi sjellja e Efit kur isha në studion e BB VIP”. Kështu tha Olta Gixhari gjatë një interviste për “Fan Club”, kur e pyetën për sjelljen e Efi Dhedhes ndaj saj kur u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
“Kur ajo doli unë nuk e takova. U lumturova që doli”, tha aktorja e njohur.Ndërkohë e pyetur se kë shikon në finale, Olta nuk përmendi asnjë nga ish-banorët e rikthyer por tha:
“Luizi, Dea pa diskutim, Qetsori është një njeri i jashtëzakonshëm dhe e dua në finale. I katërti është Kristi”.
Gjatë intervistës me Megi Pojanin, Olta është shprehur se nuk është penduar se ka hyrë për të bërë këtë eksperiencë. Ajo shtoi gjithashtu se do donte ta fitonte një femër BB VIP dhe tha emrin e Deas.
Nga ana tjetër, aktorja e njohur tha se ‘Luizi ia ka zbukuruar lojën ashtu siç i ka shkatërruar ditët aty brenda”. Ajo tha se e ka pasur për kënaqësi që kanë bërë bashkë këtë rrugëtim.
Gjithashtu Olta rrëfeu edhe momentin përfundimtar që ka vendosur që të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP2”. Sipas saj, momenti kur Dori gjatë telefonatës i tha se i biri kur e sheh në televizion, përqafon ekranin, ajo fjali e ka shkatërruar atë.