Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në Uashington.D.C ku po zhvillon disa takime informale me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Mediat kanë arritur të sigurojë disa foto të Bashës në një prej kafeneve të ’21 street NW’, duke biseduar me Martin McDowell, Drejtorin e Rajonit tonë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Nuk janë të qarta arsyet se përse Basha është takuar me McDowell, por situata kaotike në PD, beteja e ashpër me Berishën dhe grupin e foltores, mund të jenë bisedimet.
Nga ana tjetër Berisha dhe grupi i tij po përballen me probleme të shumta si pasojë e ‘non gratave’ nga aleatët e mëdhenj të Shqipërisë, SHBA dhe BM.
Gjithashtu sondazhet e nxjerrin koalicionin opozitar, i regjistruar nën logon e PL-së të Ilir Metës, humbës përballë pozitës socialiste, drejtuar nga Edi Rama.
Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor, pak ditë më parë ka rrëzuar pretendimet e Berishës, i cili kërkoi pezullimin e regjistrimit të PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit të Partisë Demokratike të drejtuar nga grupi i PD-së zyrtare.