Tre shqiptarë dhe një izraelit janë arrestuar në Gjermani, për trafik narkotikëve (emrat)

Tre shqiptarë dhe një izraelit janë arrestuar në Gjermani, pasi akuzohen për trafik droge. Berlin.de shkruan se shqiptarët janë dënuar me nga 4 deri në 6 vite burg

Shqiptarët e arrestuar janë 51-vjeçari Genci K, 25-vjeçari Xhuljano O. dhe 22-vjeçari Eraldo L. Mediat gjermane shkruajnë se në qytetin Valten, i cili ndodhet në veri të Berlinit, janë kapur katër burra duke shkarkuar nga një furgon sasi të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik në furgon, policia gjeti dhe sekuestroi 11 kg marijuanë të paketuar në 20 thasë me etiketën “Berlin-Stamboll-Nju Jork”. Në totale, bashkë me lëndët e tjera narkotike, u sekuestruan 256 kg drogë.

Latest articles

Related articles