Federata Franceze e Futbollit ka kërcënuar me sanksione dhe ndjekje penale ata lojtarët që kërkojnë të ndërpresin ndeshjen për të prishur agjërimin e tyre.
Komisiooni Federal i Gjyqtarëve konfrmoi se për shkak të parimit të neutralitetit të futbollit në vendet e stërvitjes, nuk do te pranohet nderprerja e ndeshjeve duke paralajmeruar edhe ndeshkime.
Kjo kerkese e federates Franceze behet menjëherë pasi Premier League angleze lejoi lojtarët që mbajnë agjerim për të konsumuar ujë dhe ushqim gjatë ndeshjeve të futbollit.
Nga e mërkura e 22 marsit deri të premten më 21 prill, myslimanët do të agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanin. Ky agjërim mund të ndikojë në stërvitje dhe performancën sportive pasi i ndalon praktikuesit të hanë ose të pinë deri në perëndim të diellit.
Megjithatë, ndikimi i Ramazanit mbetet i kufizuar në disa ndeshje të futbollit francez pasi në nivel amator shumica dërrmuese e dueleve zhvillohen herët gjatë ditës. Ndërkaq, disa ndeshje në Ligue 1 dhe divizionet më të ulëta mund të ndikohen nga kjo situatë.