Kryemadhi nuk mohon pagesat e oligarkëve rusë në llogari në Qipro

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi i bëri sot thirrje kryeministrit Rama që të mos shpenzojë më para e kohë me izraelitët duke paguar për lajme të rreme në Top Channel kundër saj, por të bëjë transparencë për inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi denoncoi sot atë që e quajti korrupsion me inceneratorin e Sharrës nga kryebashiaku Veliaj.

Deputetja e PL-së tha se 75 ditë pas denoncimit të saj për atë që ndodhte në inceneratorin e Tiranës, në janar 2023, gjendja aty mbetet e njëjtë me kompaninë që paguhet 29 euro për ton për trajtimin e mbetjeve dhe që aktualisht bën vetëm groposjen e tyre.

Ajo nuk po i përgjigjet akuzave dokumentare për pagesa në Qipro të bëra publike nga TCh.

Latest articles

Related articles