Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë ka deklaruar para kongresit, në seancën e dëgjimit për marrjen e detyrës se, do të çojë përpara reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.
“Minuesi i demokracisë” Sali Berisha ka bërë akuza monstruoze për ambasadorët e SHBA dhe BM, por askush nga deputetët dhe kandidatët e primareve, nuk është distancuar edhe pse nga frika, deklarohen si “pro-amerikanë”. Janë Eunukë në Piramidën e Faraonit, i cili në traditën më të mirë të ritualit të vdekjes do ti marrë me vete në varr si të mumifikuar, bashkë me pasurinë e tyre.
As në Kinë dhe Rusi nuk merret guximi që të flitet me gjuhën e Berishës për përfaqësuesin direkt të presidentit të SHBA, në Pekin dhe Moskë. Imagjinoni sikur Foltorja të kishte armë bërthamore, siç ka Rusia dhe Kina!