“Pasi ke ngrënë, ke pirë, ke bërë orgjira aty…” – Hysenbelliu-Berishës: Sill provat

‘Hysenbelliu Group’ ka reaguar sot pas deklaratës së ish-kryeministrit Berisha se në mjediset e ‘Prestige Resort’ janë kryer veprimtari të paligjshme nga zyrtarët socialistë.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha tha se socialistët i vunë tritolin resortit ku kishin bërë orgjira.

Kompania i kërkoi Berishës që të paraqesë provat e pretenduara lidhur me deklaratën e tij, ndërkohë që shpreh bindjen se prova të tilla nuk ekzistojnë.

‘Hysenbelliu Group’ thekson gjithashtu se në veprimtarinë e saj ka ndjekur parimet më cilësore të hoteleri-turizmi dhe se mjediset e saj nuk janë kryer asnjëherë veprimtari të jashtëligjshme.

“Në konferencën e tij të shtypit, sot z. Sali Berisha ndër të tjera deklaroi se “Në qoftë se shkon dhe vë tritol ndaj pronave të një pronari të mediave në mënyrën më demonstrative, pasi ke ngrënë, ke pirë, ke bërë orgjira aty…”.

Latest articles

Related articles