Pacienti në spitalin e Gramshit hidhet nga kati i katërt, niset drejt Traumës në gjendje të rëndë(Emri)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në spitalin e Gramshit, ku një pacient është hedhur nga kati i katër i spitalit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 07.00, ku shtetasi Hekuran Llapushi 67-vjeç është hedhur nga kati i katër i spitalit dhe ka përfunduar në taracën e katit të 2-të.

67-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe në gjendje të rëndë është transportuar drejt spitalit të Traumës.

67-vjeçari ishte i shtruar ne repartin e patologjisë që prej katër ditësh. Policia ndodhet në vendin e ngjajres dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Latest articles

Related articles