Prezantimin e planit për rritjen e pagave kryeministri Rama e nisi nga punonjësit e kryeministrisë të cilëve u bëri me dije se zbatimi i këtij plani do të bëhet i ndarë ne dy faza, një pjesë e rritjes do të reazlizohet tani, ndërsa pjesa tjetër sipas kreut të qeverisë do të planifikohet në buxhetin e vitit të ardhshëm.
“Mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani. E dini mirë se sa shumë vështirësi na është dashur të kapërcejmë dhe për t’ju thënë që është koha të bëjmë rritje rrogash shumë domethënëse. Do të fillojmë tani dhe pastaj pjesën tjetër do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe pastaj do vazhdojë. Ndërkohë që për shkak të pagës minimale qe e kemi rritur, korrektimet do të fillojnë nga lart poshtë dhe unë po filloj nga poshtë, lart për të thënë që sa do jetë paga e Luljetës dhe e Nexhmijes në fund”, tha Rama.
Rama bëri një parashikim duke u treguyar secilit prej tyre në baze edhe të vjetërsisë së punës se sa do të shkojë paga e tyre.
“Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë lekë. Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë lekë. Pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë lekë. Pastaj Rezari 218 mijë lekë. Dhe pastaj Monika 249 mijë lekë.
Kryeministri Rama bërë publik edhe planin për rritjen e pagës minimale në 900 euro deri në vitin 2025”, tha Rama.