“Nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi”, koloneli Demiraj: Vuçiç s’ka për të pranuar kurrë

Koloneli Dritan Demiraj i ftuar në Euronews Albania tha se ai në mënyrë absolute nuk beson se mund të ketë një marrëveshje me Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashtu edhe Bashkimi Europian për momentin është duke bërë më shumë presion ndaj kryeministrit Kurti se ndaj presidentit Vuçiç, ndërkohë që ky i fundit qartazi nuk e ka pranuar marrëveshjen.

“Në mënyrë absolute jo. Nuk besoj kurrë për arsye sepse edhe përfshirja e shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e Bashkimit Europian në këtë rast po vendosin më shumë presion ndaj kryeministrit Kurti se sa ndaj presidentit Vuçiç.

Siç e thashë e më lartë diplomacia e Serbisë përgjatë dekadave të cilat që pas vitit 45 dhe në vazhdimësi ka qenë shumë e suksesshme dhe në këtë drejtim baza e gjithë kësaj politike të jashtme ka qenë siguria kombëtare e Serbisë dhe unë gjykoj se presidenti Vuçiç nuk ka për të pranuar kurrë, madje nuk ka nevojë ta them unë, por ai e ka pranuar vetë që kjo është vijë e kuqe”. –tha për Eurones Albania koloneli Dritan Demiraj.

Latest articles

Related articles