Një prej produkteve që ka pësuar rritje dhe që ka më shumë kosto për qytetarët është qepa.
Çmimi i një kg qepë ka shkuar nga 70 lekë në 180 lekë. Qytetarët për mikrofonin e Faxneës ka thënë se nuk e përballojnë dot dhe se kanë ulur blerjet e tyre.
“Sot qepa është gjermane, ka dhe egjiptiane. Qepa ka një 10 ditë që është rritur. Nuk ka njerëz fare. Ka shumë pak blerje. “- tha tregtari.
“Blejmë pak e nga pak, s’kemi lekë më tepër. Duam të na ulin cmimet. U rrit përnjëherësh. Po ku e marrim dot 1800 lekë qepën. Me të keq. Nuk ka leverdis, janë rritur të gjitha. Do detyrohemi nga pak.
Është skandal po ca të bësh. I kemi pensionet shumë të vogla”- thanë qytetarët për gazetaren Xhoana Çallaku.