PD, Alibeaj çon në KQZ listën për këshilltarët bashkiakë në Fier. EMRAT

PD zyrtare ka depozituar në KQZ listat me kandidatë për këshilltarë bashkiak në 61 bashki të vendit.

Lista e Fierit udhëhiqet nga:  Besnik Brahimaj, Suzana Rama, Endri Jaupaj

Ja të gjitha emrat: PD_Fier_List_keshill_kryetar

 

Kandidate:

Eriselda Zotaj Çelaj, Kandidate e Partisë Demokratike për Kryetare Bashkie në Bashkinë Fier ⬇️

Znj. Eriselda Zotaj Çelaj, ka lindur dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita. Eriselda është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Znj Zotaj Çelaj, ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Financë, Titulli Kontabilist”.

Ajo ka qenë e angazhuar në jetën publike në Fier, si në aspektin profesional, ashtu dhe atë politik. Në politikë Eriselda është futur që në moshë të re duke qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës. Gjatë angazhimit politik ka treguar përkushtim në çdo betejë politike dhe elektorale të Partisë Demokratike.

Eriselda Zotaj Çelaj është mundësia më e mirë për qytetarët e Fierit që të kenë pushtetin në dorën e tyre dhe jo në funksion të vjedhjes e shpërdorimit të taksave tyre.

Latest articles

Related articles