Në studion e FaxNews ka qenë në lidhje të drejtëpërdrejtë Lavdrim Lita, drejtor i Faktor.al. I pyetur nga gazetarja për ngjarjen në Top Channel, Lita shprehet se ishte një akt hakmarrje, pasi mënyra e të vepruarit të bën të mendosh këtë. Sa për reagimet nga politika dhe institucionet, sipas tij nuk kanë qenë të mjaftueshme edhe më tej qesharake, pasi ministri Çuçi doli dhe tha të kapeshin autorët ndërkohë që puna e policisë është që të kapë autorët. Siguria në vend sipas Litës, është shumë e ulët, ka siguri për krimin, por jo për qytetarët.
Lita shprehet gjithashtu dhe mbi zhvillimet e politikës, ku cakton përgjegjës për gjendjen aktuale të PD-së sot, kryeministrin Edi Rama, Berishën dhe Metën. Deri diku dhe Alibeaj për mospërgatitjen e listës së kandidatëve në 6 muajt e fundit, sipas Litës. Për Litën, rikthimi i PD-së në institucionet vendore ka për të qenë po aq i dhimbshëm sa ndodhi dhe në rikthimin në Parlament. Në lidhje me PS-në Lita, thotë se rikandidimi i kryetarëve aktualë, që janë të përfshirë në dosje të hetuara tani nga SPAK, por dhe nga prokuritë e rretheve, është një mospërfillje e kërkesës së SHBA-së dhe BE-së për të patur lista me kandidatë të pastër.
Gazetarja: Dua të kërkoj një koment të parë nga ana juaja për ngjarjen e rëndë në Top Channel dhe në kuadër të hetimeve që deri tani nuk kanë ndonjë gjë specifike, si e keni parë?
Lavdrim Lita: E kam parë në kuadrim e sigurisë publike, është kërcënuar, ka rënë në mënyrë dramatike, jo vetëm ngjarja e Top Channel dhe ajo e Don Boskos brenda dy javëve, ka rezultuar me një pasiguri totale për shkak të reagimit të dobët në zbardhjen e autorëve, në të dyja rastet kemi motivin e hakmarrjes. Qëllimi me kallashnikov në ecje drejt një fasade me atë fushëpamje, akti është bërë për hakmarrje nga hakmarrja. Me këtë dua të them që në Shqipëri ka shumë armë të pambledhura, kallashnikovët kanë 26 vite dhe çdo mbledhje armësh në vend ka dshtuar, kjo nxit krimin të ushtrojë aktivitetin e tij në vend, vetëm krimi ka siguri, qytetarët janë të pasigurt. Ne shikojmë që edhe kryeministri Edi Rama lëviz me 30 bodyguards, ndërsa qytetari ecën me duart në xhepa dhe nuk e di nëse do hajë ndonjë plumb qorr apo do jetë pjesë e statistikave të policisë.
Gazetarja: Hetimet, prisni që kjo ngjarje të zbardhej në njëfarë mënyrë, të kishte vëmendje më të lartë duke patur parasysh dhe reagimin që ka patur?
Lavdrim Lita: Reagimi politik ka qenë qesharak, nga ngjarja si për të thënë që në s’kemi dorë në ngjarje. Të tëra këto çelën fushatën zgjedhore për 14 maj. Media ka filluar të vetëcensurohet, pasi nuk ka më siguri në veprimtarinë e saj. Nëse politika do ta kishte seriozisht, nuk do reagonte si ministri Çuçi që kërkoi të kapen autorët, kur detyra e policisë është të kapë autorët.
Gazetarja: Zhvillimet politike kanë qenë të shumta dhe në kuadër të afatit të KQZ, partitë kanë qenë të detyruar të bëjnë publike emrat. Ndalemi të PD legale, duke qenë se nuk e kemi të qartë dhe se cilët do jenë emrat, si e keni parë gjithçka që po ndodh atje?
Lavdrim Lita: Në fakt janë të gjitha bashkë, PD zyrtare është në një proces të thellë pastrimi, ndarje nga e kaluara, nuk ka arritur të prodhojë kandidatura për kryebashkiakë, sepse ja ka dedikuar këtë përgjegjësi 61 degëve të PD, një pjesë i ka sjellë, dhe një pjesë nuk ka patur guximin të dalë kundra atyre që deri dje i kanë patur kolegë dhe për 30 vite kanë ndarë shumëçka. Megjithatë Alibeaj ka një përgjegjësi të madhe, për të garuar me dinjitet. Strategjia e tyre për të fituar votën për këshilltarë bashkiakë është mëse e dinjitetshme. Sa i përket Ramës, Berishës dhe Metës, duken se janë shumë të bindur që do fitojnë ndaj njëri-tjetrit. Në shumë vende PS, ka rikandiduar të njëjtët persona, ku duket se nuk ka kuptuar mesazhin e ambasadores së SHBA Yuri Kim që kandidtatët të mos jenë të kriminalizuar apo me dosje të hapura, shumë nga PS janë me dosje në SPAK: Subashi, Artur Bushi, 3 kryebashkiakët e Inceneratorëve.
Gazetarja: Çfarë është kjo në gjykimin tuaj, arrogancë apo thjesht janë të bindur për votat që arrijnë të marrin dhe që i kanë shërbyer si duhet qytetarëve?
Lavdrim Lita: Mendoj që nuk është arrogancë nga ana opozitës, pasi nuk kanë shumë në dorë. Është mospërfillje nga ana e lidershipit të PS, që vijon të kandidojë persona që janë akuzuar për shpërdorim detyre. Tre krebashkiakë që janë në hetim për inceneratorët në Fier, Tiranë dhe Elbasan janë rikandiduar. Është mospërfilljee kërkesës së SHBA-së dhe BE-së. Besoj që pjesëmarrja në zgjedhje do jetë e ulët. Kjo ka bërë që PS të krehë listat e administratës, drejtoritë e përgjithshme dhe rajonale kanë filluar të kërkojnë emra, dhe ku munden të joshin me oferta pune.
Gazetarja: Sa të përgatitur e shihni opozitën para kësaj tabloje që sjellë PS qoftë me atë që ju denoncuat, po dhe në 2019 kanë qenë vetëm kandidatët e PS në zgjedhje dhe tani thuajse i ka të gjitha pushtetet.
Lavdrim Lita: Rikthimi i opozitës në institucionet vendore do jetë i dhimbshëm si në Parlament. PD dhe LSI i humbën zgjedhjet në 2021. U rikthyen në kuvend me shumë dhimbje, kështu do ndihet dhe në pushtetin vendor. Në 2015 PD fitoi 21 bashki, mendoj që do jetë një numër një shifror në këto zgjedhje. E shikoj të pamundur opozitën në fushatën elektorale, për shkak të mungesës së bashkimit. Përçarja është e thellë. Shumë kandidatë/qytetarë nuk do votojnë listën e PL dhe anasjellas të PD. Mendoj që janë të papërgatitur.
Gazetarja: Kë shihni përgjegjës kryesor për këtë përçarje të opozitës?
Lavdrim Lita: Shikoj aktorët që luajnë politikë, duke filluar nga kryeministri Edi Rama që në mënyrë sistematike dhunon opozitën e vendit prej 10 vitesh, ish lideri Sali Berisha i cili për hir të dinjitetit të tij tentoi të shkrijë PD nëpërmjet Foltores dhe Meta që ndërroi lëkurën duke veshur një parti tjetër, duke menduar që mund të harrohen mëkatet në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Veliajn. Alibeaj ka bërë gjithçka që ka pasur në dorë në kushtet ku ndodhet PD, e përçarë deri në bazë, me “armikun” brenda. Nuk besoj se dikush tjetër do të bënte më shumë se kaq, kur edhe antarë të kryesisë së PD nuk dinin rolin e tyre në Kryesi apo deputetë të PD që thonë se nuk duan të dalin fushatë.
Gazetarja: Ndonjë përgjegjës si Alibeaj dhe z.Basha, kanë ata përgjegjësi në gjithë këtë që ka ndodhur?
Lavdrim Lita: Alibeaj ka përgjegjësinë që nuk arriti që në 6 muajt e fundit të përgatiste 61 kandidatë. Basha ka përgjegjësi deri diku se është tërhequr. Puna e tij e parë është të bëjë fushatë si deputet i PD. E ka në job descriptions të bëjë fushatë dhe të mbështesë antarët e partisë së tij. Përgjegjësia e tij politike ka mbaruar në marsin e vitit të kaluar kur dha dorëheqjen.