Zhurma, debatet dhe tonet e larta të zërit nuk munguan as mbrëmjen e sotme në shtëpi. Këtë herë, në qendër të debateve ishte Antoneta.
Kjo e fundit e pyeti Qetsorin që pse ai po kërkon të bëjë aleancë me Oltën, kur ajo ka kundërshtar Luizin dhe kur ai do të ketë një qëndrim neutral me këtë të fundit.
Qetsori i tha asaj se çështja është shumë e sofistikuar dhe se nuk ka dëshirë t’ia sqarojë asaj.
Luizi nga ana tjetër, duke folur me ironi, i tha Antonetës se ajo është shumë inteligjente për ta kuptuar situatën.
Ai shtoi se qëllimi i Antonetës me këtë bisedë është që të nxisë një debat mes tij dhe Qetsorit.
Sipas Luizit, këto strategji ai i ka përdor me kohë në lojë dhe se Antoneta nuk mund t’ja hedhë dot atij.