Objektet nga fondet e Institutit të Arkeologjisë dhe koleksionit të Muzeut Arkeologjik në Tiranë do të jenë pjesë e ekspozitës në Amerikën e Veriut, të titulluar “First Kings of Europe” (Mbretërit e parë të Evropës).
Organizuesi: një prej muzeve më të mëdhenj dhe prestigjioz të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Field Museum of Natural History, në Chicago.
Shqipëria përfaqësohet me 17 objekte, që vijnë nga gërmimet në varreza tumulare, nga veriu në jug të vendit.
“Objektet i përkasin një harku kronologjik 4500-2400 p.e.s. dhe vijnë nga tumat e Shtojit, Matit, Çinamakut dhe Rehovës”.
Kohë që përkon me shfaqjen e objekteve të elitave lokale ilire në varreza.
Vetë ekspozita në tërësi ka si temë kryesore periudhën e formimit të elitave sociale dhe politike gjatë prehistorisë së vonë në Ballkan, nga komunitetet bujqësore të periudhës së Neolitit, tek elitat e konsoliduara të fundit të periudhës së Hekurit.