Një 49-vjeçar ka tentuar që të korruptojë efektivët e policisë, të cilët e kishin ndaluar për t’i bërë një test alkooli.
Shtetasi me iniciale GJ.B banues në Vaun e Dejës u ka drejtuar 2000 mijë lekë policëve, por këta të fundit e kanë refuzuar duke e vënë në pranga 49-vjeçarin.
Njoftimi i plotë i policisë
Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, që të mos kryente testin e alkoolit, arrestohet në flagrance 49-vjeçari që drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, kanë konstatuar një shtetas që drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të automjetit tip “Benz”, shtetasit Gj. B., dhe i kanë komunikuar se do të kryente testin e alkoolit. Për të shmangur testin e alkoolit, ky shtetas iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi Gj. B., 49 vjeç, banues në Vaun e Dejës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.