Sherri në Mamurras, 18-vjeçarët qëlluan me armë se qytetari i kërkoi mos xhironin gomat(Emrat)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Demokracia” në Mamurras, ku u dëgjuan dhe të shtëna me armë.

Gjithçka ka nisur pas një debati mes Shtjefen Ndrekës dhe Paulor Noka dhe Romario Gjoni, këta të fundit shkuan në shtëpinë e Ndrekës dhe qëlluan me arme drejt banesës së tij.

Sherri ndodhi pasi Ndreka i ka kërkuar dy 18-vjeçarëve Paulor Noka dhe Romario Gjoni që mos xhironin gomat e makinës.

Kjo ka mjaftuar që të dy të rinjtë të marrin armën dhe të qëllojnë në drejtim të banesës së Ndrekës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Policia ka ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Latest articles

Related articles