Një ditë pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, Kiara Tito bëri postimin e saj të parë në Instagram.
Moderatorja e njohur publikoi në instagram foton e saj me Luizin nga dasma që dyshja bënë në shtëpinë e BBV.
Sigurisht nuk munguan as fjalët e ëmbla për dashurinë e saj, Luizin.
Teksa falendroi të gjithë ata që e kanë mbështetur, Kiara tha se ajo ka qenë e para që e ndjeu pozitivitetin, mirësinë dhe dashurinë e Luizit, edhe kur kishte kundër të gjithë.