Partia Socialiste pritet që ditën e sotme të mbledhë Kryesinë dhe të vendosë për emrat e 61 kandidatëve për zgjedhjet e “14 Majit”.
Edhe pse gati 90% e skuadrës të mbetet e pandryshuar, në disa bashki ende nuk është vendosur përfundimisht se kush do garojë. Emra të rinj pritet të ketë në Bashkinë e Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit sa i përket qarkut të Elbasanit.
Pritet po ashtu emri që do të zëvendësojë Lefter Allën në Bulqizë, pasi ky i fundit u arrestua për shkelje në tendera. Deri më tani, raportohet se Ermal Dredha pritet të jetë emri i përzgjedhur i Edi Ramës për të zëvendësuar Dritan Lelin për Bashkinë e Vlorës.
Mbetet për t’u parë deri në zyrtarizimin final të emrave