Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se i mituri është 15 vjeç, djali i bashkëjetueses së të arrestuarit.
Sipas informacioneve, denoncimi është bërë 3 ditë më parë në komisariatin e Pogradecit, ndërsa i mituri ka pranuar ngacmimet, duke thënë se e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme.
Familja i përket komunitetit egjyptian, ndërsa 36-vjeçari mësohet se është dënuar më herët për dhunë në familje.
– Advertisement –
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi në muajin gusht 2022, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, me një të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.