Drejt regjimit të sivëllait ideologjik të Ramës, Vuçiç


Nga Sebastian Zonja

Njëra pjesë e PD-së zyrtare kërkon të hyjë në zgjedhje me 61 kandidatë për vendore, pjesa tjetër kërkon të hyjë vetëm për Këshilla Bashkiakë.
Ajo që do 61 kandidatë e ka ndarë mendjen se Rithemelimi është subjekt tjetër politik, ndaj beteja është përball të treve – Ramës, Berishës, Metës.
Ajo që do të futet vetëm për Këshilla Bashkiakë thotë se duhet të japim mesazhin në bazë se, sido që të shkojnë punët, duhet të dalim unik, me një kandidat, pasi po rrezikohet gjithë opozita në vend nëse nuk fitojmë në ndonjë bashki.
Nëse futen me 61 kandidatë, një gjë është e sigurtë, Berisha nuk fiton asnjë Bashki.
Nëse nuk futen, është po aq e sigurtë se nuk do ta rimarrin dot veten nga pasoja e kësaj taktike.
Nëse opozita nuk tregon këto zgjedhje se ka rreth 40 % të elektoratit, me gjithë këtë pakënaqësi që është ndaj qeverisë Rama, ajo që nglelet është një vajtje e butë drejt regjimit të sivëllait ideologjik të Ramës, Vuçiç.

Latest articles

Related articles