44 750 euro në çantë, procedohet penalisht 54-vjeçari në Kakavijë

Një 54-vjeçar është proceduar penalisht nga policia kufitare në Kakvijë, pasi iu gjet në çantë një shumë prej 44 750 euro.

Policia ka sekuestruar shumën e parave ndërkohë që materialet u referuan në prokurori për veprën penale e mosdeklarimi të të hollave në kufi.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Dh. P., gjetën 44 750 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Latest articles

Related articles