Sali Berisha thyen hundët sërish me Ligjin

Sali Berisha humbet një tjetër përpjekje ligjore për të fituar të drejtën për të regjistruar Foltoren, si PD në emër të tij në zgjedhjet vendore të 14 majit.

KAS rrëzoi kërkesën e tij Berishën, për të mos regjistruar PD në emër të Alibeajt. Ne perfundim te mbledhjes, KAS vendosi te mos pranoje ankimimin e tij për regjistrimin e PD me emrin e Alibeajt.

KAS rrëzoi sot kërkesën ankimore nr. 36, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 179, datë 18.03.2023 dhe ndryshimin e këtij vendimi, duke vendosur: Pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar z. Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” e përfaqësuar nga Kryetari z. Sali Berisha”.

Latest articles

Related articles