Ozil tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Pas Adebayor, Mesut Ozil është një tjetër lojtar i klasit botëror që është pensionuar nga loja e futbollit.

34 vjeçari, i cili ka bërë karrierë të madhe në disa klube të njohur si Real Madrid dhe Arsenal, përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar pensionimin derisa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto 17 vite si futbollist profesionist, përfshirë dhe klubet në të cilat ka luajtur.

Ai gjithashtu shprehet se tashmë do të përqendrohet te familja e tij, por që nuk do t’i humbiste kontaktet me fansat.

Ozili u shpall kampion Bote me Gjermaninë në vitin 2014 dhe gjithashtu ka fituar dhe trofe të rëndësishëm në rang klubesh si La Liga me Realin e Madridit në vitin 2013 dhe 4 Kupa FA me Arsenalin.

Latest articles

Related articles