Nga Zef Ndreka
Ky ishte në thelb diskutimi i një të moshuari demokrat në prezantimin e kandidatit të PD-së z.Mark Ruçi në Mirditë.
Dhe si shëmbull ai mori Gjermaninë.
Mori moralin e tyre.
Dhe të gjithve na kujtohet plani marshall gjerman për rimëkëmbjen e tyre pas luftës botërore ku Gjermania doli e rrënuar.
Ata, hartuan planin për mëkëmbjen dhe vendit, duke zbatuar me përpikëri projektin financiar të zhvillimit, duke dalë me objektiv madhor që për dhjetë vite do të rimerrnin vetën.
Në fakt, pas pesë vitësh, ekonomia e Gjermanisë shpërtheu dhe sot vazhdon e tillë duke qënë lokomotive e Europës së bashku me Francën.
Çfarë ndodhi, si e fituan kohën gjermanët?!
Shumë thjeshtë:
Gjermanët e betuar për Gjermaninë, nuk vodhën, nuk gënjyen, nuk u tutën.
Ishte karakteri gjerman, i vetmi faktor që nuk ishte marrë në konsideratë.
Për ngjashmëri, mund të themi se qëndrestarët e PD-së dhe gjithë PD-ja, ka moralin e ndryshimit për të fituar kohën e humbur. Duke mos premtuar gënjeshtra, duke mos vjedhur popullin dhe pasuritë kombëtare dhe duke guxuar.
Kështu dhe vetëm kështu do mund të ingranohemi në rrugën euroatlantike dhe në europë.
Është ëndërra e shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë europianiste, për ta bërë Shqipërinë të jetueshme, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa perëndimore.
PD-ja e ka këtë mision të qartë dhe në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë.