Ngjarje e rëndë në Kosovë, 35-vjeçari përdhunon një 15-vjeçare, publikon videon

Një rast tronditës është zbuluar në Prizren, pas informacioneve të publikimit të një videoje, ku shiheshin dy persona duke kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas mediave të Kosovës, është bërë me dije se pas zhvillimeve hetimore është arritur që të identifikohen personat në videon, ku viktima është një vajzë 15-vjeçare.

Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur që ta arrestojnë 35-vjeçarin, i cili është shoqëruar në stacion policor ku para hetuesve policorë ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur dhe të gjithë aktin e ka regjistruar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në burg dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

Latest articles

Related articles