Lita: Ahmetaj ka qenë i vetmi ministër që hynte pa trokitur në zyrën e Ramës, i vetmi që e bënte për të qeshur

Gazetari Lavdrim Lita tha për Euronews Albania se nëse arrestohet Arben Ahmetaj, ministrat e tjerë por jo vetëm ata, do të frikësohen.

Sipas gazetarit SPAK-u tashmë po futet paradhomën e kryeministrit Rama. Ai ka kujtuar se Ahmetaj ka qenë i vetmi person që mund të futej pa trokitur në zyrën e Kryeministrit duke treguar kështu afërsinë e tij me Edi Ramën.

Nëse zoti Ahmetaj do të arrestohej, këmbët e ministrave por jo vetëm, do dridhen. Nëse SPAK hyn në paradhomën e ministrit Rama, kjo është një gjë shumë seriozë.
Në kabinetin qeveritar zoti Ahmetaj ishte i vetmi ministër i cili hynte pa trokitur në zyrën e Edi Ramës dhe ishe i vetmi person që e bënte për të qeshur Edi Ramën. Imagjinoni sa i afërt ka qenë ky person pas Saimir Tahirit në qeveri dhe në këto momente është pishmani i tij i dytë”,-tha Gazetari Lavdrim Lita.

Latest articles

Related articles