Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar festën e Sulltan Novruzit për gjithë besimtarët bektashinj.
Basha shpreson që kjo ditë të jetë ogur i mbarë për çdo shqiptar e familje që i lutet Zotit për të mirën, shëndetin e ngadhënjimin mbi të keqen.
“Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin.
Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare!” – shkruan Basha.