Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari ka komentuar situatat që po ndodhin në Big Brother.
Ai ka thënë se secili nga banorët janë duke luajtur lojën e tyre dhe tashmë veç se dihen banorët më të fortë.
Hajdari në “Wake UP “ tha se sipas tij, tre personat që prekun finalen janë Luiz, Olta dhe Qetesori.
Ai më tej tha se do të dëshironte që të thoshte dy emra, por që tha tre, por gjërat mund të ndërrojnë për Qetësorin.
“Atëherë po them që mendoj që është pa diskutim Luizi i pari, e dyta Olta dhe së treti po them Qetsori. Po them Qetsori në këtë fazë të lojës që jemi, por aty gjërat ecin shumë shpejt, aty situatat shkojnë shumë shpejt. Qetsori sot është mirë, po mundohet të bëjë lojë, javës që vjen mund të bëjë një budallallëk dhe mund të humbë çdo gjë që ka krijuar deri më tani, e njëjta gjë vlen edhe për banorët e tjerë. Po të jap tre emra, por do doja të kisha dhënë 2”.