Deputeti demokrat ka reaguar pas një “ftese” që po qarkullon në rrjet, në të cilën thuhet se ai do të jetë pjesëmarrës në një takim krah Nard Ndokës dhe Kelvis Balliut.
“Disa miq më derguan këtë ftesë për të ditur në është e vërtetë?!
Në fillim e mora si shaka por kur pashë që po me shtoheshin mesazhet mejtova që qenkesh marre seriozisht.
Nuk e di kush është autori i shakasë i cili meriton përgëzime për gjetjen. Nuk e mbaj veten për ekspert, as per politolog dhe jo në lartësinë e duhur për të qënë pjesë e këtij paneli të nderuar. Ndaj nuk do jem në një konferencë të tillë.
Edhe një herë përgëzime autorit që kompozoi ftesën. Paskësh qënë qerrata i madh, gati anglez në humor”, shkruan ai.