Me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit, gjobë 55 000 lekë për 27-vjeçarin nga Kosova

Një 27-vjeçar nga Kosova është gjobitur me 55 000 lekë, pasi qarkullonte në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kosovës, me shpejtësi 197 km/orë me automjetin tip “Audi A7”.

Njoftimi i Policisë:

Njësia për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”

Qarkullonte në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kosovës, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit, ndëshkohet me masë administrative 55 000 lekë, drejtuesi i automjetit tip “Audi A7”, shtetas nga Kosova.

Si rezultat i monitorimit intensiv nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke përdorur pajisjet e logjistikës bashkëkohore, që ka tashmë në dispozicion Policia Rrugore, në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u konstatua mjeti luksoz tip “Audi A7” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas verifikimeve, rezultoi se 27-vjeçari nga Kosova e drejtonte mjetin, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit. Për te dyja këto shkelje, konform Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 55 000 lekë të rinj.

Latest articles

Related articles