Fevziu: Berisha nuk e sjell dot PD-në në pushtet edhe sikur të ketë vulën!

Blendi Fevziu mendon se Sali Berisha nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet edhe sikur të ketë vulën dhe logon e PD-së.

Sipas gazetarit, Berisha nuk ka arritur ta hapë dhe bashkojë partinë, duke bërë aleancë edhe me faktorë të tjerë, si shoqëria civile.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Fevziu deklaroi se Berisha ka përgjegjësitë e tij për gjendjen e opozitës, duke filluar nga fakti që mbështeti Bashën në vitin 2017 edhe pasi ai humbi zgjedhjet.

“Shqipëria lëngon në problematikën e opozitës. Opozita është në moment shumë të vështirë për shkak të çarjeve të brendshme, problemeve ligjore dhe paaftësisë për të zgjidhur një problem të sajin të brendshëm. PD-ja nuk duhet ta linte zgjidhjen e problemit në një vendim gjykate. Gjykatësit nuk mbajnë përgjegjësi dhe gjykata mund të gjejë një gabim procedurial, duke e kthyer sërish për rigjykim, siç ndodhi në këtë rast. Nuk mund të pretendosh që pluralizmi politik të mbetet në dorë të një gjykatësi.

E dyta, shpeshherë procedurat janë për gjënë specifike që kërkon, jo zgjidhje e përgjithshme.

PD, pas fitores së Berishës në zgjedhjet e marsit, duhet të kishte hyrë në një proces integrimi të brendshëm. Edhe ata që ishin kundër Berishës, duhet të integroheshin. Mbetej çështja “Alibeaj”, por nuk është vetëm ai problemi. Një numër deputetësh nuk janë afruar me partinë që drejtohet nga Berisha. Sali Berisha e dominon PD-në, por a i mjafton Sali Berishës kjo parti që të fitojë zgjedhjet? Jo.

Latest articles

Related articles