Pyetje: Keni kandidat për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin?
Enkelejd Alibeaj: Procesi është në vazhdim. Ky proces, siç është parashikuar në vendimin e Kryesisë, është një proces që bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, ne kemi kërkuar kandidimin e Primareve.
Pyetje: Ka një përplasje mes jush dhe zotit Bardhi? Ka patur një paqartësi
Enkelejd Alibeaj: Nuk është paqartësi. Unë dhe kushdo ka detyrim të respektojë vendimet e Kryesisë. Ajo që ka thënë Bardhi është në bazë të qëndrimeve tona për kandidatët e Primareve të grupit të Rithemelimit, janë të ftuar të bashkohen në logon e PD-së. Ky proces, do të vazhdojë të diskutohet këtu në mbledhjet e Kryesisë.
Pyetje: Bardhi deklaroi se në këto 3 bashki nuk do nxirrni kandidatë.
Enkelejd Alibeaj: Është gjithmonë sipas rregullave të statutit që këto do i vendosë Kryesia.