Një tjetër episod spiunazhi në Greqi…

Gazetat greke njoftojnë për ekspozimin nga shërbimi sekret i Greqisë të një agjenteje të huaj, prezantuar nën identititetin Maria T., por që në fakt quhet Irina.

Gazeta “Kathimerini” raporton se sipas shërbimeve greke, rasti erdhi në vëmendje pasi u konstatua përpjekja e një vendi të tretë për të marrë akses te të dhënat e qytetarëve grekë të vdekur, një praktikë kjo e stabilizuar e shërbimeve të inteligjencës që shfrytëzojnë një bazë të tillë për të “fabrikimin” e agjentëve me identiet të vjedhur.

Maria T., është një ndër këto raste e cila ishte infiltruar aq mirë, saqë as njeriu i saj më i afërt nuk kishte dijeni, apo as kishte nuhatur rolin e saj të dyfishtë.

Ekspozeja mediatike e një rasti të tillë, përtej faktit se qeveria greke e hedh në media atë për qëllime politike dhe elektorale, jep të kuptojë një praktikë të neutralizimit të individëve të tillë në një botë që sa vjen e ndërlikohet.

Latest articles

Related articles