Prokuroria e Posaçme SPAK ka thirur për të dëshmuar ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Sipas “Ora News”, Vangjush Dako, është paraqitur mesditën e djeshme në prokurorinë e posaçme, ku ka dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e faktit.
Dako rezulton i kallëzuar në SPAK nga disa banorë të një pallati për miratimin e një leje ndërtimi, pallat i cili më pas u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Dako, është figura kryesore e Partisë Socialiste në qytetin e Durresit dhe figura më e përfolur lidhur me kontaktet e tij në botën e ktimit në këtë zonë.
Vangjush Dako, pjesë e verifikimeve në një dosje të SPAK që flet për organizim dhe blerje votash në qarkun e Durrësit.
Dako në këtë dosje me nr.339 del në përgjime teksa flet me anëtarë të grupit Avdyli në Shijak për bletjen e votave.
Kjo nuk është hera e parë që SPAK thërret dhe merr në pyetje zyrtarin e PS në Durrës, Vangjush Dakon.
Në muajin Maj të vitit 2019, Vangjush Dako, u pyet për 5 orë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për lidhjen e tij me grupin e Avdylajve të Shijakut, si dhe për shitblerjen e votave, në zgjedhjet lokale të 2017.
Edhe pas shpalljes familjarisht “Non grata” nga autoritetet amerikane “për korrupsion madhor”, Prokuroria për Krime të Rënda e ka marrë sërish në pyetje, por vetëm pak muaj më vonë ky institucion u shkri pas krijimit të SPAK dhe çështja kundër tij i kaloi Prokurorisë së Posaçme.