Sulm i rëndë kibernetik në Australi, hackerat ekspozojnë të dhënat e më shumë se 300,000 qytetarëve

AUSTRALI- Sulm i rëndë kibernetik në Australi. Sulmi në fjalë ka goditur institucionin e madh financiar Latitude Financial, një furnizues i kredisë konsumatore për zinxhirët e dyqaneve, të përgjithshme dhe sektoriale, duke përfshirë Harvey Norman, David Jones, Apple dhe JB Hi-Fi.

Të dhënat e më shumë se 300,000 njerëzve janë bërë publike.

Agresori duket se ka vjedhur informacione personale që mbaheshin nga dy ofrues të shërbimeve Latitude, duke prekur klientët në të gjithë Australinë dhe Zelandën e Re, njofton ‘Stuff.co’.

Rreth 103,000 dokumente identifikimi, më shumë se 97% e të cilave ishin kopje të patentë shoferit, u vodhën nga një ofrues shërbimi, ndërsa rreth 225,000 të dhëna klienti u vodhën nga një ofrues i dytë i shërbimit.

Latitude u kërkoi falje klientëve të saj, veçanërisht atyre që u prekën nga ky sulm.

“Ju lutemi të jeni të sigurt se ne do t’ju kontaktojmë drejtpërdrejt nëse informacioni juaj personal është zbuluar,” tha shefi operativ i Latitude Financial, Andrew Walduck në një email drejtuar klientëve.

Një zëdhënës i Komisionit të Privatësisë tha se u njoftuan për shkeljen.

“Ne po punojmë me ta ndërsa ata kërkojnë të kuptojnë madhësinë dhe shtrirjen e shkeljes. Fokusi ynë në këto faza të hershme është t’u ofrojmë agjencive që kanë përjetuar një shkelje këshilla se si të minimizojnë dëmin e shkaktuar nga shkelja tek individët e prekur.”

Latest articles

Related articles