Vr*u ish-bashkëshorten me kallashnikov në banesën e prindërve, gjykata lë në burg përjetë Elton Metën

Gjykata e Fierit ka dhënë masën “burg përjetë” për Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 10 tetor të 2021 në fshatin Zhupan të Fierit. Elton Bengaj hyri në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes në fshatin Zhupan të Fierit me një armë zjarri kallashnikov në dorë.

Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten, për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

Latest articles

Related articles