Një 30 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi vidhte bateritë e makinave, në mënyrë të përsëritur, qytetarëve të Durrësit.
Pas denoncimeve të marra nga persona të ndryshëm në Komisariatin e Durrësit, policia kapi autorin. E. Sh., rezultoi se gjatë katër muajve të fundit, në lagje të ndryshme të Durrësit, dyshohet se ka vjedhur bateritë e automjeteve të 5 qytetarëve të ndryshëm.
Gjithashtu vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që und të ketë kryer 30 vjeçari ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Durrës/ Vidhte në mënyrë të përsëritur, bateritë e automjeteve të shtetasve të ndryshëm, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra nga shtetas të ndryshëm, për 5 raste vjedhjesh, kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të tyre, shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës. 30-vjeçari, gjatë 4 muajve të fundit, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, dyshohet se ka vjedhur bateritë e automjeteve të 5 shtetasve të ndryshëm. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.