PS, PD dhe Foltorja bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin Rrugor, integrimi dhe marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut

Debatet dhe diskutimet e seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë kanë përfunduar mbrëmjen e sotme me dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës për një sërë marrëveshjesh e projektligjesh. Të dy krahët kanë bashkuar votat për miratim me shumicë.

Newsbomb.al shkruan se një ndër projektligjet e rëndësishme që ka marrë 101 vota PRO ka qenë ai për Kodin Rrugor, ku janë miratuar ndryshime të rëndësishme që lidhen me shpejtësinë në autostradat e vendit, gjobat, parkimet, etj.

Me shumicë votash është votuar projektligji për rolin e Kuvendit në integrimin e Shqipërisë në BE, marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut; një për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit.

Po ashtu, me 92 vota Pro është votuar dhe zgjedhja e zotit Edlir Gjata si anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shkruan newsbomb.al.

Kuvendi ka votuar zgjedhjen e deputetit Gëzim Ademaj si anëtar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe deputetit Petrit Doda si anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financat.

Projektligjet e miratuara në Kuvend, në seancën plenare të datës 16 Mars 2023:

  • Projektligj “Për bletarinë”. – Pro 99 – Abstenim 2 – Kundër 6
  • Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë””. – Pro 101 – Abstenim 1 – Kundër 6
  • Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian””.  – Pro 110 – Abstenim 0 – Kundër 0
  • Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë”. – Pro 101 – Abstenim 5 – Kundër 0
  • Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit”. – Pro 103 – Abstenim 6 – Kundër 0
  • Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”. – Zgjidhet Edlir Gjata me vota: – Pro 92 – Abstenim 4 – Kundër 1
  • Projektvendim “Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri””. – Pro 101 – Abstenim 1 – Kundër 2
  • Projektvendim “Mbi disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit””, e ndryshuar. – Pro 101 – Abstenim 1 – Kundër 2
  • Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar. – Deputeti Gëzim Ademaj zgjidhet ne Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese me vota: – Pro 103 – Abstenim 0 – Kundër 0
  • Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar. – Deputeti Petrit Doda zgjidhet ne Komisionin e Ekonomisë me vota: – Pro 105 – Abstenim 0 – Kundër 0

Latest articles

Related articles