“Prodhimi i k*kainës arrin nivele rekord”, raporti i OKB: Grupet shqiptare rol të rëndësishëm në treg

Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord me rikthimin e kërkesës pas bllokimeve për Covid, thuhet në raport i ri ntë OKB.

Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se kultivimi i kokasë u rrit me 35% midis 2020 dhe 2021 në nivele rekord. Raporti tha gjithashtu se trafikantët po përdornin më shpesh shërbimet postare ndërkombëtare për të çuar drogën te konsumatorët, shkruan BBC.

Evropa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainën, e ndjekur nga Amerika e Jugut dhe Qendrore dhe Karaibet.

Në raport përmenden edhe grupet kriminale shqiptare që sipas gjetjeve konsiderohen lojtarë të rëndësishëm në tregun global të kokainës. Sipas raportit, në dekadën e fundit, grupet shqipfolëse janë bërë lojtarët kryesorë në tregun e kokainës në Evropë, duke u mbështetur në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh.

“Ndërsa grupet shqiptare janë shumë aktive në dërgimin e kokainës nëpër Evropën Perëndimore, veçanërisht në portet e Belgjikës dhe Holandës, një sasi kokaine ka mbërritur edhe ne portin kryesor të Shqipërisë, atë të Durrësit”, thuhet në raport.

Tregjet më pak të eksploruara të kokainës në Evropën Lindore janë furnizuar kryesisht nga grupet kriminale shqiptare dhe serbe. Në veçanti grupet kriminale serbe kanë furnizuar për një kohë gjatë Ballkanin me kokainë nga Ekuadori thuhet në raport.

Duke reaguar ndaj raportit, shefja e kërkimit dhe trendit të OKB-së, Angela Me tha se furnizimi me kokainë është rritur në Amerikën e Jugut pasi grupet kriminale kanë marrë kontrollin e zonave të drejtuara më parë nga grupi më i madh rebel i Kolumbisë – Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).

Ajo tha se kjo ka çuar në konkurrencë midis grupeve – duke përfshirë disa grupe të huaja – gjë që ka rritur prodhimin.

Latest articles

Related articles