Gazetari Lavdrim Lita është shprehur se drejtësia po ecën në rrugën e duhur.
Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania ndërsa komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.
Më tej ai tha se për Allën SPAK ka hetuar 6 muaj.
“Drejtësia po ecën në drejtimin e duhur. Arrestimet e kryebashkiakëve në detyrë është sinjal se po shkohet në drejtim të duhur, por kjo është në kontrast me atë që thotë kryeministri. Reforma në drejtësi është investim sa shqiptar dhe i europian apo amerikan. Drejtësia duhet të ecë më shpejt. SPAK për Allën ka hetuar për 6 muaj, çoi në arrestimin e tij dhe shumë personave të tjerë që kanë ndërhyrë në tendera. Drejtësia nuk është e kapur. Nëse është e kapur është e kapur nga OMN që e ka futur në Kushtetutë.”- tha ai.