EMRI| Dënohet shqiptari në Angli, përndiqte vajzën 11-vjeçare

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me tetë muaj burg në Londër, pasi ka përndjekur një vajzë 11-vjeçare në Croydon. Erjon Sinaj, fillimisht u fiksua pas të miturës në një park, e më pas e përndoqi atë për dotë të tëra deri pranë shtëpisë së saj.

Fillimisht e ëma e vajzës mendoi se ai ishte një person që po tentonte t’i vidhte shtëpinë, por më vonë e kuptoi që fiksimi i të riut ishte vajza e saj, pasi ai qëndronte jashtë dritares së saj gjatë gjithë natës dhe herë pas here edhe trokiste në derë.

Rezistenca e tij vazhdoi edhe pas paralajmërimeve të policisë dhe fqinjëve që të mos e bënte më një gjë të tillë. Sinaj u mor në pyetje nga policia, u shpreh se kishte një ndjenjë të ndërsjelltë dashurie mes tyre dhe se askush nuk mund ta ndalonte atë që ta përndiqte.

Sipas prokurorit Sebastian Cox, Sinaj është kthyer në shtëpinë e vajzës edhe pas paralajmërimit nga policia, duke vazhduar të trokasë në derë dhe duke u përpjekur të mbante kontakte me të.

Avokati i Sinajt, Afzal Syed-Ali, argumentoi se klienti i tij nuk kishte qenë në gjendje të komunikonte me familjen dhe fqinjët e viktimës për shkak të pengesës gjuhësore, por megjithatë ai u deklarua fajtor për ndjekje dhe shkaktim të shqetësimit serioz.

Krahas dënimit me tetë muaj burg, Sinajt i është shqiptuar edhe masa e ndalimit që të mos kontaktojë me vajzën apo familjen e saj dhe të vizitojë banesën e tyre.

Latest articles

Related articles